Shqip

Metaltech lind si një ndermarrje kostruksionesh metalike  bazuar nga përvoja shume vjeçare e ortakeve, e gjitha e menaxhuar nën siglën e një projekti sipërmarrës serioz dhe të qëndrueshëm. Stabilimenti zë një sipërfaqe prej 1600 m2 së bashku me një zyre ku teknikët tanë shqyrtojnë kërkesat, ndjekin kuotat dhe shoqërojnë klientin deri në dorëzimin e produktit të porositur.

Struktura jonë, e pajisur me nje fushe makinerish të nivelit të lartë, favorizon një shërbim të shpejtë ndaj çdo nevoje për ndërtimin e konstruksioneve metalike  së çelikut të karbonit dhe çelikut inox. Metaltech ka një përvojë shumë vjeçare në ndërtimin e produkteve në shërbim te ndërtimit të makinerive për sektorë të ndryshëm industriale.

Metaltech është në gjendje të menaxhojë “just in time” dhe të dorëzojë, sipas kërkesës, produktin tek klienti.

Metaltech ka ne dispozicion një sistem të madh prerje me lazer, te dimensioneve 3000×12000, gjithashtu nje sistem prerje me oksigjen dhe është i pajisur me një prese per kthimin e llamarines  me kontroll numerik.

Metaltech eshte i formuar nga një ekip ekspertësh saldimi që mundesojnë realizimin e produkteve të prera dhe të palosura, duke garantuar zhvilimin e procesit me analiza specifike teknike. Falë partnëreve të shumtë dhe furnizuesëve të besueshëm, Metaltech mund të përfundojë ciklin e prodhimit të përpunimeve mekanike, persa i perket trajtimeve sipërfaqësore (galvanizim dhe lyerje).

Metaltech është e vendosur në Shqipëri dhe operon kryesisht për tregun Italian por ka terhequr prane vetes shume klientë të rëndësishëm në nivel Evropian, të cilët vlerësojnë poziticisht profesionalizmin e kompanisë.